Veliu i del në krah gazetarit Valon Syla: Mendimet mund të jenë të papranueshme, por e dënoj dhunën fizike

Aktuale

Veliu i del në krah gazetarit Valon Syla: Mendimet mund të jenë të papranueshme, por e dënoj dhunën fizike

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 16:15
Agim Veliu

Ushtruesi i Detyrës i ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Agim Veliu ka dalë në mbrojtje të gazetarit Valon Syla i cili është sulmuas sot fizikisht.

Veliu ka thënë se pavarësisht se mendimet ndonjëherë janë të papranueshme, e dënon sulmin fizik ndaj gazetarit Syla.

Ai tha që liria e shprehjes dhe punës së gazetarëve duhet respektuar dhe mbrojtur si vlerë demokratike.

Gjithashtu ka thënë se do të angazhohet që sulme të tilla ndaj gazetarëve të mos përsëriten.

Ky është postimi i plotë i tij:

Pavarësisht deklaratave dhe mendimeve ndonjëherë jo të pranueshme për të gjithë ne, e dënoj ashpër sulmin fizik ndaj gazetarit Valon Syla.
Liria e shprehjes dhe punës së gazetarëve duhet respektuar dhe mbrojtur si vlerë demokratike për shoqërinë dhe vendin tonë.
Do të angazhohem maksimalisht që sulmet e tilla ndaj gazetarëve të mos përsëriten më dhe ofroj mbështetjen time të plotë institucioneve të sigurisë që sa më shpejtë të marrin të gjitha veprimet e nevojshme për këtë rast.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat