Shala: Kemi oferta për koalicion, s`kemi marrë ende vendim

Aktuale

Shala: Kemi oferta për koalicion, s`kemi marrë ende vendim

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 17:53
Endrit Shala

Shefi i Grupit Parlamentar të Nismas Socialdemokrate, Endrit Shala ka thënë që kjo parti është e gatshme për zgjedhjet e parakohshme të cilat pritet që të mbahen se shpejti.

“Nisma si subjekt politik është e përgatitur gjithmonë për zgjedhje kurdo që ato të mbahen. Tani e kemi një vendim të Kushtetueses që ne e respektojmë dhe vazhdojmë më tutje“, ka thënë ai.

Shala ka folur edhe për mundësinë që Nisma të shkojë e vetme në zgjedhje apo të bëj koalicion me ndonjërën nga partitë politike në vend.

“Ne nuk kemi marrë vendim ende për këtë çështje. Normalisht ajo çfarë mendon shumica e udhëheqjes së Nismas dhe është kërkesë e shumicës është që Nisma të garojë e vetme. Ne jemi të gatshëm që të garojmë të vetëm. Por në diskutim me të tjerët, ne së shpejti do ta marrin një vendim“, ka thënë më tutje ai.

Anëtari i Nismas foli edhe për ofertat që ka Nisma nga partitë e tjera për koalicion.

“Nga organet drejtuese të Nismas do të marret vendimi dhe ne do të tregojmë se a do të shkojë Nisma e vetme apo në koalicion. Kemi oferta të shumta nga parti të tjera për të bashkëpunuar”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat