Reuters: Edhe tregtari i bagëtive Xhelal Tërstena shpreson te Baideni

Aktuale

Reuters: Edhe tregtari i bagëtive Xhelal Tërstena shpreson te Baideni

Nga: F. B. Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 18:15
Joe Biden

Si shumë banorë të Kosovës edhe tregtar i bagëtive Xhelal Tërstena shpreson se presidenti i ri i zgjedhur amerikan Joe Biden do të i ndihmojë vendit të vogël të Ballkanit për anëtarësim në OKB, shkruan “Reuters”.

Biden gëzon respekt të madh në Kosovë për shkak të mbështetjes  aktive të bombardimeve të NATO-së në vitin 1999.

Kosova e ka shpallur pavarësinë në shkurtin 2008, por Beogradi edhe më tutje refuzon ta pranojë.

“Për shqiptarët Zoti është i pari, pastaj vjen Amerika”, thotë Terstena, që merret me tregti të bagëtive në vendin e quajtur Bo sipas djalit të presidentit amerikan Biden.

Terstena shpërfaq ndjenja të njëjta nga i gjithë vendi, për të cilin Uashingtoni edhe më tutje është mbështetësi më i madh financiar edhe politik.

Shumë shpresojnë se administrata Biden për të cilën pritet të marr qasje diplomatike edhe multilaterale në përmirësimin e raporteve të Uashingtonit me aleatët kyç në NATO aktivisht do të ndihmojë kandidaturën e Kosovës për OKB.

Analistët politik tërheqin vërejtjen se pritjet mund të jenë shumë të mëdha, duke u nis nga fakti se aleatët t Serbisë Rusia e Kina e bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në OKB.

“Çdo gjë varet nga ajo se sa Amerika do investojë nga kapitali i saj politik në mbështetje të Kosovës, duke e ditur krizat me të cilat do të merret ShBA”, thotë Shkëlzen Maliqi.

Biden për herë të fundit vizitoi Kosovën në vitin 2016, në kohën kur ishte nënpresident dhe kur zyrtarisht përuroi lapidarin për djalin e tij Bo, që ka punuar në Kosovë nga fundi i luftës 1998-99, duke trajnuar prokurorët dhe gjyqtarët lokal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat