Tahiri: Diaspora simbolizon sakrificën dhe solidaritetin, vazhdon të jetë heroike për gjithësecilin nga ne

Aktuale

Tahiri: Diaspora simbolizon sakrificën dhe solidaritetin, vazhdon të jetë heroike për gjithësecilin nga ne

Nga: A.SH Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 23:07
Besnik Tahiri

Debati që është ngritur për diasporën zëvendëskryeministri Besnik Tahiri thotë se, është për keqardhje ky debat për diasporën t'i jepet kahje politike dhe polarizimi.

Ai shkruan se, për Kosovën është pikërisht diaspora mobile, ajo e cila po rigjallëron vendin tonë në aspektin elonomik, financiar, social dhe kulturor.

Postimi në Facebook:

Është për të ardhur keq, që debatit për diasporën t'i jepet kahje politike dhe polarizimi. Vendet evropiane po vazhdojnë të nxisin politikën e mobilitetit, ndërsa për Kosovën është pikërisht diaspora mobile, ajo e cila po rigjallëron vendin tonë në aspektin elonomik, financiar, social dhe kulturor.

Diaspora simbolizon sakrificën dhe solidaritetin, ajo vazhdon të jetë heroike për gjithësecilin nga ne.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat