Përkeqësohet gjendja e infermierit Duraku, shtrihet në Emergjencën e QKUK-së

Aktuale

Përkeqësohet gjendja e infermierit Duraku, shtrihet në Emergjencën e QKUK-së

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 22:29
QKUK

Infermieri Enlirat Duraku është shtrirë në Klinikën Emergjente për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

Durakut i është përkeqësuar gjendja për shkak të grevës së urisë. Ai ka hyrë në ditën e 16-të të grevës.

Infermieri ka hyrë në grevë në shenj proteste për plotësimin e kërkesave të tij për rritjen e pagesës së ndërrimit të natës nga 18 në 36 euro, pagesën e orëve shtesë dhe vikendeve si dhe pagesën për rrezikshmëri.

Duraku është i infektuar edhe me koronavirus. Ai është kryeinfermier i njësisë Covid në Klinikën e Reumatologjisë në QKUK. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat