Mustafa s’e duron Vjosën për flamurin Dardan, vjen reagimi i parë kundër kreut të LDK-së

Aktuale

Mustafa s’e duron Vjosën për flamurin Dardan, vjen reagimi i parë kundër kreut të LDK-së

Nga: N. H Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 16:54
Isa Mustafa dhe Vjosa Osmani

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së vendit, Vjosa Osmani, sot publikoi pamje të ambientit të Presidencës ku flamuri dardan shihej ndërsa valëvitej mes atij të Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

E, lidhur me këtë veprim të Osmanit ka reaguar kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa. Ai këtë veprim të Vjosa Osmanit e cilësoi gënjeshtër folklorike.

”Flamuri Dardan është ideuar nga Kryetari i LDK-së, Ibrahim Rugova, kryetar i një partie politike të qendrës së djathtë-konservatore”.

”Nuk përfaqëson vlerat dhe idetë e majta”.

”VV s’ka asnjë lidhje dhe as relacion politik me vlerat rugoviane. Nuk funksionon formula edhe me VV dhe idetë skajshmërisht të majta edhe me Ibrahim Rugovën dhe simbolet Rugoviane”.

”Është një gënjeshtër folklorike!”, përfundon Mustafa”, u shprehë ai.

E, ndaj deklaratës së Mustafës ka reguar analisti politik, Faton Mehmeti.

Mehmeti në shkrimin e publikuar në Facebook, i ka bërë me dije kreut të LDK-së, se nuk shkon edhe me presidentin Rugova, dhe me Thaçin në të njëjtën kohë.

“Isë...nuk shkon edhe me Rugovën edhe me Hashimin!!!”, shkruan Mehmeti në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat