A do të marrë pjesë Driton Selmanaj në seancën e nesërme për votimin e buxhetit?

Aktuale

A do të marrë pjesë Driton Selmanaj në seancën e nesërme për votimin e buxhetit?

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 21:21
Driton Selmanaj

Të hënën, në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, Projektligji mbi Ndarjet Buxhetore për vitin 2021 do t’i marrë votat e nevojshme për miratim.

Numrat pritet t’i sigurojë Partia Demokratike e Kosovës. Ushtruesi i detyrës së kryetarit të këtij subjekti opozitar, Enver Hoxhaj, tha se votën e jep për shkak të krizës financiare që mund të krijohet nëse shkohet në zgjedhje pa buxhet të sigurt.

Në anën tjetër, zëvendëskryeministri Driton Selmanaj tha se do të konsultohet me shefin e tij në qeveri, Avdullah Hoti, nëse do të marrë pjesë apo jo në seancë, për shkak se prezenca e tij mund ta shtyjë Lëvizjen Vetëvendosje ta bllokojë punën sikur të premten e 18 dhjetorit.

Hoti pasditen e së dielës u bëri thirrje deputetëve ta mbështesin Ligjin për Buxhetin nga i cili varet krejtësisht edhe ai për Rimëkëmbje Ekonomike.

Ndërsa Vetëvendosje të dielën nuk i ka dhënë përgjigje televizionit nëse do ta votojnë buxhetin. Por më herët, nga ky subjekt kanë deklaruar se nuk do ta përkrahin pikën e dytë të rendit të së hënës, për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, për të cilat nevojiten 80 vota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat