Ngjarjet për ditën e sotme

Aktuale

Ngjarjet për ditën e sotme

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 06:12
Kuvendi i Kosovës

Ngjarjet e datës 29 Dhjetor 2020

- Ushtruesja e Detyres, Presidentja, Vjosa Osmani e viziton Klinikën Infektive në SHSKUK. (Klinika Infektive, ora 9:15)

- Pas vizitës në Kliniken Infektive, Ushtruesja e Detyres, Presidentja, Vjosa Osmani mban konferencë për media. (Para Klinikës Infektive, ora 10:00)

- Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale mban konferencën e fund vitit për të arriturat dhe zhvillimet e punës së KPMM për vitin 2020. (Objekti i KPMM-së, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e dymbëdhjetë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit. (Shtëpia e Kulturës “Mensur Zybarej”, ora 10:00)  

-  Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, do të mbajë konferencën e fundvitit. (Ministria e Infrastrukturës, ora 10:00)

- Agjencia e Statistikave të Kosovës mban konferencën për media në të cilën do të publikojë treguesit makroekonomikë dhe socialë. (Agjencia e Statistikave të Kosovës, ora 11:00)  

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi pret në takim sportistët të cilët i kanë sjellë medalje Kosovës. (Kabineti i Ministres Dumoshi, ora 11:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit dhe NED-it do të mbajë konferencë për media, në të cilën do publikohet raporti: “Fshehja e kundërligjshme e shpenzimeve publike për mbrojtësit e speciales”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Ministria e Arsimit dhe Shkencës organizon konferencën e fundvitit me gazetarë, ku ministri Ramë Likaj do të flasë për punën dhe aktivitetet e realizuara në sektorin e arsimit. (Ndërtesa e MASh, ora 11:00)

- Me rastin e përmbylljes së vitit kalendarik 2020, Institucioni i Avokatit të Popullit organizon konferencë për shtyp. (Zyra Qendrore të Institucionit të Avokatit të Popullit, kati i 4, salla e konferencave, ora 11:00)

- KEDS së bashku me Klubi Alpin Prishtina organizon një aktivitet të alpinizmit urban ku pjesëtar të klubi dhe pjesëtarë të FSK-së do të bëjnë lëshime vertikale me litar nga maja e objektit të Elektrokosovës me dedikim të veçantë për personelin shëndetësor të Kosovës të cilët janë dhe vazhdojnë të jenë në krye të detyrës përballë pandemisë, posaqërisht stafit të Klinikës Infektive. (Ndërtesa qendrore të KEDS, ora 11:00)  

- Ministri i Drejtësisë Selim Selimi do të mbajë konferencën vjetore për media në të cilën do të paraqes raportin e punës gjatë mandatit të tij si Ministër i Drejtësisë. (Ministria e Drejtësisë, kati IX, salla 914, ora 11:30)

- Fondacioni Jeshil në partneritet me Miqt Pub, në kuadër të iniciativës Let’s Talk About Food Waste organizon edicionin e dytë te Disco Soup Pristina me temën “Miqtë e Ushqimit”. (Miqt Pub, ora 12:00)

- Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj do të vizitojë Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së. (Selia e OVL UÇK-së, ora 12:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve mban konferencën përmbyllëse për media për vitin 2020, me temë "Ekonomia e Kosovës 2020-2021". (Zyret e AKB-së, Lidhja e Prizrenit, Lagja Tophane, ora 13:00)

- Iniciativa e pavarur e të verbërve të Kosovës në fund të projektit "Fuqia e fjales" promovon librin me poezi dhe proze "Kufijt e pritjes" grup autoresh te verber nga Kosova dhe Shqiperia dhe revisten për personat e verbër dhe me shikim të dëmtuar "Fuqia e fjales". (Biblioteka Kombëtare, ora 13:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë plenare në të cilën do të bejë shqyrtimin e dytë të Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021. (Salla e seancave plenare, ora 14:00)

- Përurohet fusha e futbollit në fshatin Prelez i Muhaxherëve, komuna e Ferizajt, investim kryesisht nga bashkëatdhetarët që jetojnë dhe punojnë në Zvicër. (Fshati Prelez, ora 15:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat