Donika Emini: 2020-ta vit i keq për Kosovën, u ndryshuan tre kryeministra

Aktuale

Donika Emini: 2020-ta vit i keq për Kosovën, u ndryshuan tre kryeministra

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 21:24
Donika Emini

Analistja Donika Emini ka komentuar ngjarjet politike që shënuan vitin 2020.

Emini në “Debat Plus” thotë se qeveria që është parë si e shpresës ishte tërësisht e pakoordinuar.

“Vetë Kurti sa ishte kryeministër ishte në kontradikta me zëvendësin e tij, Avdullah Hoti”, tha ajo.

Analistja thotë se qeveria e Kurtit shpresë nuk solli.

Ajo thotë më tej se viti 2020 ishte mjaft i rëndë për Kosovën pasi sipas saj u ndryshuan tri qeveri.

“2020-ta vit më i keq për ne pasi u ndërruan tre kryeministra. Haradinaj ishte në detyrë në fillim të vitit, pastaj u rrëzuan edhe Kurti e Hoti, kjo vetëm shpresë nuk është. Kjo tregon jo stabilitet politik dhe tregon se ne nuk kemi përvojë në shtet ndërtim”.

Emini thotë se kompromisi është diçka që duhet të ndodh në politikën kosovare.

“Është mirë që tashmë vijat e kuqe janë larguar pasi vetë subjektet që po i shkelin ato po ndëshkohen nga qytetarët”.

Anlistja thotë se ishin pikërisht temat e mëdha që nuk mundën t’i tejkalojnë LVV dhe LDK.

“Dialogu dhe mos koordinime me presidentin ishin ndër temat që rrëzuan Kurtin”, tha ndër të tjera Donika Emini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat