Dyshohet për vetëvrasje në qendër të Prishtinës, deklarohen nga Prokuroria

Aktuale

Dyshohet për vetëvrasje në qendër të Prishtinës, deklarohen nga Prokuroria

Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 11:36
Foto nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prishtinë, ku një person dyshohet se është vetëvrarë.

Rasti ka ndodhur në zyrën e agjencisë turistike “Veneta travel”.

Nga Prokuroria Themelore në Prishtinë bëjnë të ditur për media se tashmë Prokurori i Shtetit ndodhet në vendin e ngjarjes.

“Lidhur me rastin për të cilin keni kërkuar informata, ju njoftojmë se prokurori kujdestar i Departamentit të Krimeve të Rënda është njoftuar nga Policia e Kosovës për një vdekje të dyshimtë në Prishtinë. Prokurori i Shtetit ndodhet në vendin e ngjarjes dhe sipas autorizimeve të tij, janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e rrethanave të rastit”, ka thënë zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se rasti ka ndodhur rreth orës 09:30. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat