Nuk përmbahet Zafir Berisha, hedh akuza të rënda ndaj Vetëvendosjes

Aktuale

Nuk përmbahet Zafir Berisha, hedh akuza të rënda ndaj Vetëvendosjes

Nga: A.Morina Më: 3 janar 2021 Në ora: 11:33
Zafir Berisha

Anëtari i Nisma-s, Zafir Berisha në një postim në rrjetin social 'Facebook' ka hedhur akuza të rënda ndaj Lëvizjes Vetëvendosje.

Berisha tha se VV po i shpërlan trurin qytetarëve të Kosovës, me propagandat e tyre tash e sa vite.

"Propaganda se Kosova është shkatërruar tash e 20 vite, ka për qëllim që t’i joshin ata që ju është “shpërla truri” se para 20 viteve dmth ne kohën e okupimit serb kemi qenë më mirë, propaganda që pasohet me sloganin “ t’i provojm edhe këta” sikurse Kosova të është “supë pule” apo laborator eksperimental", deklaroi Berisha, përcjell "Bota sot".

Postimi i plotë

Lufta speciale dhe propaganda nga “KOLONA E PESTË” e cila është formacion i dyshimtë dhe që ka mision të caktuar, e mbuluar me “vellon” e LVV vazhdojn t’i bëjn “lavazhë trurit” të një pjese të opinionit, i cili është kapluar nga kriza morale!

Neojugosllavët dhe neotitistët e mbetur në Kosovë për vite të tëra vazhduan të mbështesin pas luftës LDK, jo pse e donin shumë, por sepse e shihnin si mundësi që permes saj t’i hakmirren atyre që ja u prishi vllaznim-bashkimin jugosllavë dhe kumarin me Serbi, mirpo kur u bindën se LDK në fund po bënë kualicion me “armiqët e UÇK” ata me mjeshtri u strehuan në LVV e cila i kishte hapur dyerët për ta , me slloganin e “vijave të kuqe”...

Propaganda se Kosova është shkatërruar tash e 20 vite, ka për qëllim që t’i joshin ata që ju është “shpërla truri” se para 20 viteve dmth ne kohën e okupimit serb kemi qenë më mirë, propagand qē pasahet me sllaganin “ t’i provojm edhe këta” sikurse Kosova të është “supë pule” apo laborator eksperimental.

Kush janë “kolona pestë” dhe si qeverisin ata, nuk keni nevoj as me bërë eksperemente as me provue, po ejani në Prizren dhe e shihni nga afër!!!

Zafa

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat