Nga këto komuna janë rastet e reja me COVID-19

Aktuale

Nga këto komuna janë rastet e reja me COVID-19

Më: 4 janar 2021 Në ora: 15:06
Foto ilustrim

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar edhe  7 të vdekur si pasojë e COVID-19.

Gjatë kësaj kohe ka pasur më shumë të shëruar se të infektuar me COVID-19

169 persona janë infektuar me COVID-19, ndërsa  313 persona janë shëruar nga ky virus.

Një gjë e tillë është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 313 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 42.948 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.835”, thuhet nga IKSHPK.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 81 raste, Vushtrri 10 raste, Fushë-Kosovë 9 raste, Gjilan 7 raste, Lipjan 7 raste, Obiliq 6 raste, Prizren 5 raste, Gjakovë 4 raste, Mitrovicë 4 raste, Podujevë 4 raste, Viti 4 raste, Ferizaj 3 raste, Klinë 3 raste, Pejë 3 raste, Rahovec 3 raste, Suharekë 3 raste, Deçan 2 raste, Istog 2 raste, Kamenicë 2 raste, Partesh 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Junik, Malishevë dhe Novobërdë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat