Ahmeti ka një kërkesë për Institucionet pas shpërthimeve nga bombolat e gazit

Aktuale

Ahmeti ka një kërkesë për Institucionet pas shpërthimeve nga bombolat e gazit

Nga: A.M. Më: 6 janar 2021 Në ora: 19:01
Tahir Ahmeti

Tahir Ahmeti, njohës i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC), ka reaguar pas shpërthimeve të fundit nga bombolat e gazit.

Ai shpreh shqetësimet e tij, duke shkruar në Facebook se duhet bërë hetim i hollësishëm i rasteve, në mënyrë që të dihet saktësisht shkaktari.

“Institucionet përgjegjëse duhet të ngritin alarmin duke ndërmarrë masat e nevojshme të sigurisë, në mënyrë që të parandalohet ndonjë tragjedi edhe më e madhe nga përdorimi i bombolave të gazit”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Postimi i plotë:

Shumë shqetësuese lajmet për incidentet e fundit, të shpërthimeve të bombolave të gazit, njëra brenda një qendre tregtare dhe një tjetër në një lokal gastronomie, të ndodhura në Kosovë brenda një jave, ku pati shumë të lënduar.

Duhet hetim i hollësishëm i rasteve, në mënyrë që të dihet saktësisht shkaktari. A ka të bëjë me cilësinë e bombolave të gazit, si kanë hyrë në treg në Kosovë, përmes rrugëve ligjore apo janë futur në mënyrë ilegale, si dhe a i kanë pasur të kryera atestet dhe kontrollet periodike. Apo kemi të bëjmë me instalimin dhe përdorimin jo të drejtë të tyre.

Duhet ditur shkaktari dhe përgjegjësit e mundshëm të këtij incidenti.

Fatmirësisht nuk pati asnjë viktimë nga këto shpërthime, por pati shumë të lënduar dhe dëme të mëdha materiale. Institucionet përgjegjëse duhet të ngritin alarmin duke ndërmarrë masat e nevojshme të sigurisë, në mënyrë që të parandalohet ndonjë tragjedi edhe më e madhe nga përdorimi i bombolave të gazit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat