E papritur: Dardan Molliqaj flet për Albin Kurtin – kundërshton ashpër Gjykatën Kushtetuese

Aktuale

E papritur: Dardan Molliqaj flet për Albin Kurtin – kundërshton ashpër Gjykatën Kushtetuese

Më: 6 janar 2021 Në ora: 21:41
Dardan Molliqaj dhe Kurti

Partia Socialdemokrate ka vendosur t’i dal në krah Kurtit pas aktgjykimit të Kushtetueses, ky kjo e fundit vendosi në pikëpyetje kandidimin për deputet të Kurtit në zgjedhjet e ardhshme.

PSD përmes një komunikate adresuar mediave ka thënë se me Kurtin i ndan gjithçka, por vendimet arbitrare, sipas tyre, nuk janë mënyrë për ta privuar nga jeta politike.

Madje në komunikatë thuhet se vendimi i Gjykatës është skandaloz në parim sepse sipas tyre vepër penale mund të jetë edhe një aksident komunikacioni.

Më poshtë gjeni komunikatën e plotë:

Gjykata Kushtetuese nuk ka punë me zgjedhjet dhe vullnetin politik të qytetarëve. Ajo po bëhet mjet presioni dhe organ disiplinimi për politikanët. Drejtësia, përpara se të bëhet normative, duhet të jetë komunikimi i parimeve të barazisë dhe universalitetit.

Gjithçka na ndan me Albin Kurtin. Me botëkuptimin e bindjet e tij. Jemi të bindur se profili i tij ideologjik do të prodhojë një model qeverisës që ka nevojë për rezistencë.

Por, vendimet arbitrare shtetërore nuk janë rrugë as mënyrë për ta privuar askënd nga jeta politike. Për më tepër, çfarë kërkohet këtu është disiplinim më tepër sesa ndalim. Deputet nuk mund të jesh, por kryeministër edhe bëhesh. Zmbrapsja para këtij absurdi është pranim i shantazhit disiplinues. Ku i dihet, e shohim pastaj nëse vërtetë je zgjedhur kryeministër.

Për fund, vendimi i Gjykatës është skandaloz në parim. Vepër penale mund të jetë edhe një aksident komunikacioni. Ky lloj kufizimi është privues ndaj lirive politike të qytetarëve. Vendimi motivon konformizëm dhe dëgjueshmëri për këdo që vepron politikisht. Politika është hapësirë lirie që duhet ta zgjerojmë, dhe jo kufi e ndalesë ku veprimi penalizohet.

Ligji është ndalesa që teksa shumëfishohet e përgjithësohet bëhet normë. Edhe një herë e shohim gjënë e njëjtë, sërish shpjegimi i njëjtë mbetet. Është ligji që e prodhon mëkatin dhe jo e kundërta. Prandaj përparimi shoqëror ka qenë historikisht në konflikt me ligjin që konservon dhe mirëmban gjendjen ekzistuese.

Gjithçka na ndan me Kurtin, por statusin e qytetarit duhet mbrojtur Gjykata Kushtetuese nuk ka punë me zgjedhjet dhe...

Posted by Dardan Molliqaj on E mërkurë, 6 Janar 2021
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat