Profesori nga Amerika parashikon një fund të dhimbshëm për Avdullah Hotin

Aktuale

Profesori nga Amerika parashikon një fund të dhimbshëm për Avdullah Hotin

Nga: H.O. Më: 7 janar 2021 Në ora: 21:19
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti

Për listën e Vjosa Osmanit me të cilën ajo do të garoj në zgjedhjet që pritet të mbahen më 14 shkurt të këtij viti, ka komentuar edhe profesori dhe opinionisti, Binak Maxharraj.

Ai përmend në këtë rast arsyet pse Vjosa Osmani, aktualisht u.d. Presidente e Kosovës, është larguar nga LDK-ja, duka ia hedhur fajin liderit të kësaj partie Isa Mustafës.

“Vjosa Osmani e nis rrugëtimin e vetë në politikë ndaras nga LDK sepse e zhgënjyer nga pislleqët e Isa Mustafës me kompani duke i anashkaluar të gjitha qëndrimet dhe parimet e LDK. Nuk është kjo ndarje sikur në Kuvendin e gjashtë të karrikave të LDK, por një ndarje rrugësh midis së mirës, mbrojtjes se qëndrimeve dhe parimeve të LDK siç veproi Vjosa Osmani dhe shkelësit e këtyre qëndrimeve dhe parimeve nga Isa Mustafa duke e anashkaluar LDK dhe duke u ofruar me botën e krimit të PDK dhe SHIK”, vlerëson Maxharraj.

Sipas tij, në këtë mënyrë Vjosa Osmani ka filluar rrugëtimin e vetë në politikë faqebardhë duke u ndarë nga faqezinjët e LDK duke e formuar iniciativën qyterare e cila do të garojë në zgjedhjet që posa priten të mbahen.

“Zgjedhjet do të mbahën së shpejti dhe LDK e Isa Mustafës e ka kapë paniku nga tmerri dhe goditja e fuqishme që Vjosa Osmani do të ia jep në këto zgjedhje, duke e dëmtuar seriozisht LDK e langët dhe të molisur nga veprimet e pista, të pandershme në dëm të vetë LDK, sepse një gjë dihet se Isa Mustafës aspak nuk i intereson mirëvajtja e LDK, por atij i intereson se si ta mbrojë krimën e vetë, korrupsionin e klanit të tij, që mund ta bëjë vetëm në bashkëpunim me klanet tjera mafioze e të korruptuar alla Thaqiste. Se në çfarë gjendje gjendet sot LDK në prag të zgjedhjeve më së miri tregon fakti së LDK nuk pati kënd ta nominojë për kryeministër, sepse Vjosa Osmanin nuk e ka më për ta udhëheqë fushatën parazgjedhore. Pati propozime figurave të çmuara të LDK por nuk hezitoi askush t’i hyjë këtij rreziku. Se në çfarë situate të mjerushme sot gjendet LDK më së miri e tregon rasti i akedemikut Kujtim Shala i cili tha se pse e refuzoi nominimin për kryeminister dha një përgjegje mitike: “Jo nuk pranova të nominohem për kyeministër sepse nuk dua të digjem, është herët që kariera ime të digjet”, vlerëson profesori Binak Maxharraj.

Ai tutje thotë se Isa Mustafa e zgjodhi për ta nominuar përsëri për kryeministër, për ta djegë, për ta përcjellur, për ta përvluar për së dyti herë, askënd tjetër pos Avdullah Hotin.

“Dhe Avdullah Hoti do të digjet, bash si Gordano Bruno në turrën e druve, në zgjedhjet që do të vijnë sepse pesha e tij specifike është shumë më e vogël se sa e Vjosa Osmanit e cila edhe kësaj radhe do të hidhet si luaneshë, e pa kompromis në fushatën parazgjedhore duke i shkaktuar rrebesh dëmesh LDK-së së pareformuar të Isa Mustafës e cila me plotë gojën mund të them se Vjosa Osmani përfaqëson një pjesë bukur të madhe të dale nga LDK ose që nga LDK do të voton për Nisiativën qytetare të Vjosa Osmanit. Në fund mund të thuhet lirisht se këtu se iniciativa qytetare e Vjosa Osmanit nuk ka ndonjë politikë tjetër nga ajo e LDK-së e krijuar nga Presidenti historik Ibrahim Rugova, por Vjosa Osmani angazhohet për ruajtjën e mvehtësisë së LDK-së, në ruajtjen e qëndrimeve dhe parimeve të LDK-së që kjo parti të mos lëvizë herë andej kah Hashim Thaçi e herë nga Kadri Veseli, herë nga Klani Pronto, herë kah SHIK. Dhe rezultati Vjosa Osmanit në këto zgjedhje aspak nuk është i diskutueshëm, ajo do të dal faqebardhë duke e dëmtuar seriozisht LDK-në e Isa Mustafës i cili që sa vite po e ngulfatë, po ia zë frymën LDK”, vlerëson Maxharraj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat