Osmani në Istog: E keni shansin historik për ta bërë ndryshimin e madh

Aktuale

Osmani në Istog: E keni shansin historik për ta bërë ndryshimin e madh

Më: 8 janar 2021 Në ora: 15:07
Vjosa Osmani

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, këtë të premte ka qenë në Istog ku është takuar me qytetarë.

Osmani iu ka thënë atyre që të mos lejojnë askënd që të vendos për integritetin e tyre.

“Mos i lejoni që në institucionet e Kosovës të jenë ata njerëz që nesër ua kthejnë shpinën dhe e shesin për pazare kufirin, integritetin dhe buxhetin e vendit”.

“Ata që e shesin sot integritetin e juaj, nesër do ta shesin integritetin e vendit, e keni fuqinë e votës mos e lejoni askënd të vendos për ju”.

“E keni shansin historik dhe e kemi shansin e fundit për të bërë ndryshimin e madh dhe për ta vendosur vendin në binar, ka thënë Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat