Luljeta Aliu sqaron deklaratën për Kralevën

Aktuale

Luljeta Aliu sqaron deklaratën për Kralevën

Nga: D.RR Më: 12 janar 2021 Në ora: 10:29
Luljeta Aliu

Opinionistja Luljeta Aliu ka thënë se u kërkon falje njerëzve që i ka lënduar dhe se nuk ka pasur mendim të ofendojë qytetarët.

“Unë, nga thellësia e shpirtit, ju kërkoj falje njerëzve që i kam lënduar. Asnjëherë nuk ka qenë mendimi im të ofendoj qytetarët tanë. Ju e dini se nuk jam person që ofendon të tjerët. Qëllimi ishte të ju dal në mbrojtje qytetarëve. Mirëpo, tani, sigurisht që kjo përdoret kundër meje nga kundërshtarët, duke e fryrë dhe duke më demonizuar mua”, ka shkruar Aliu.

Aliu ka shkruar në Facebook se ka reaguar shpejt dhe tani po i bart pasojat.

“Krileva është fshat në Gollak. Në momentin kur e përdori kolegu si ofendim, kisha bindjen se po ofendon qytetarët tanë, të Kosovës. Dhe natyrisht reagova. Mirëpo, duke menduar se po i mbroj qytetarët kosovarë, reagova shpejt dhe tani po i barti pasojat. Mbrëmë flisnim për linqime. E kjo që po ndodhë tani në rrjete sociale ndaj gabimit tim është linqim”, ka shkruar ajo.

Luljeta Aliu ka eskaluar në emisionin “Pressing” në T7 ku po debatonte me Ardian Kastratin, i cili së fundmi aderoi në PDK. Ky i fundit i tha Aliut se mënyra si ajo diskuton është tendencë për ta barazuar votuesin e PDK-së me një të Kralevës në Serbi, por shtoi se këtë nuk e tolerojnë.

E këtu Aliu eskaloi duke thënë se “pse po e ofendon Kralevën”

Kastrati reagoi duke i thënë se po i ofendon mbi 200 mijë votues të PDK-së, duke i  konsideruar si njerëz të barabartë me serbët e Kralevës në Serbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat