Situata nga vërshimet nën kontroll

Aktuale

Situata nga vërshimet nën kontroll

Më: 12 janar 2021 Në ora: 15:56
Ilustrim

Qendra e Situatave ka njoftuar se gjendja në komunat të cilat janë përballur me vërshime ditëve të fundit, si pasojë e reshjeve të shumta të shiut dhe të borës, është nën kontroll.

Edhe pse, vërshime ka pasur në një numër të konsiderueshëm të komunave, përpos dëmeve materiale, vlerësimi i të cilave do të bëhet ditëve në vazhdim, nuk ka pasur të lënduar dhe as viktima në njerëz.

Sipas të dhënave nga Qendra e Situatave, gjendja vazhdon të jetë e rëndë por me tendencë përmirësimi.

Ekipet e Xhenios, Kompania për Operacione Civile e FSK-së si dhe Njësitet e Ekipeve të Zjarrfikësve dhe të Shpëtimit, janë duke i ndihmuar banorët në zonat e prekura nga vërshimet.

Përmes një komunikate për media ga Kryeministria, thuhet se Hoti është njoftuar se edhe sot gjatë ditës kanë vazhduar intervenimet e Njësiteve të Kërkim Shpëtimit dhe të Xhenios së FSK-së në një lokacion në komunën e Fushë Kosovës dhe në dy lokacione në komunën e Vushtrrisë.

Ndërsa Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave, ka zhvilluar operacione për largimin e ujit nga objektet me rendësi vitale siç janë Klinika e Pulmologjisë në QKUK, KEK-u, Trafostacioni Interkonektiv në Drenas dhe Spitali i Gjinekologjisë në Çagllavicë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat