Deputetja e Aleancës, Teuta Haxhiu, ka kritikuar sot projektbuxhetin e Kosovës për vitin 2027, duke e cilësuar atë si buxhet konsumues dhe jo zhvillimor.
Haxhiu në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, tha se projektbuxheti për vitin e ardhshëm nuk parasheh zhvillim të mjaftueshëm ekonomik dhe ka zvogëlim real të mjeteve buxhetore.
Duke folur në emër të Aleancës, deputetja Haxhiu ngriti shqetësime edhe për mungesën e parashikimeve lidhur me rritjen e importeve dhe ndikimin e tyre në të hyrat buxhetore.
Haxhiu kritikon projektbuxhetin 2027: Nuk është zhvillimor, por buxhet konsumues
“Marrë në tërësi, ky buxhet nuk është zhvillimor, por është buxhet konsumues, pa zhvillim të mjaftueshëm ekonomik. Nuk është paraparë se sa ka rritje të importit, pasi me import normal do të kishte edhe rritje të të hyrave. Inflacioni zyrtar për këtë projektligj për vitin 2027 është 7,8 për qind. Kemi zvogëlim real të buxhetit. Aty ku duhet të ketë zhvillim dhe duhet të investohet, ju si Qeveri ngecni”, tha deputetja Haxhiu.