Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka kërkuar mbështetjen e Greqisë për avancimin e Kosovës drejt marrjes së statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Këtë kërkesë ajo e ka bërë gjatë takimit me shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, ambasadoren Vaiani Gaidatzi.
Sipas njoftimit të Presidencës, Shiroka Pula ka vlerësuar qasjen konstruktive të Greqisë ndaj Kosovës, si dhe mbështetjen e saj për integrimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Presidentja i ka uruar ambasadores Gaidatzi suksese në misionin e saj diplomatik, duke shprehur gatishmërinë për forcimin e kontakteve dhe avancimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.
Gjatë takimit është diskutuar edhe për bashkëpunimin ekonomik, me theks të veçantë te investimet greke në Kosovë dhe rritja e shkëmbimeve tregtare.
Shiroka Pula ka theksuar gjithashtu potencialin për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha të tjera me interes të përbashkët.