Hargreaves: Vazhdojmë partneritetin me Kosovën kundër krimit të organizuar

Aktuale

Hargreaves: Vazhdojmë partneritetin me Kosovën kundër krimit të organizuar

Nga: A.M. Më: 19 nëntor 2026 Në ora: 20:42
Fehmi Hoti, Jonathan Hargreaves

Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves, ka riafirmuar përkushtimin e Mbretërisë së Bashkuar për vazhdimin e bashkëpunimit me Kosovën në luftimin e krimit të organizuar dhe migrimit ilegal.

Përmes një postimi në Facebook, Hargreaves bëri të ditur se së bashku me kolegë nga institucionet ligjzbatuese britanike, ka zhvilluar një takim me ushtruesin e detyrës së drejtorit të përgjithshëm, Fehmi Hoti.

Ai theksoi se gjatë takimit është riafirmuar përkushtimi për partneritetin dhe bashkëpunimin ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe Kosovës.

“Bashkë me kolegët nga institucionet ligjzbatuese britanike, pata kënaqësinë t’ia riafirmoja ushtruesit të detyrës së drejtorit të përgjithshëm, Fehmi Hoti, përkushtimin tonë të vazhdueshëm ndaj partneritetit të shkëlqyer Mbretëri e Bashkuar-Kosovë dhe bashkëpunimit në luftimin e krimit të organizuar dhe migrimit ilegal”, ka shkruar Hargreaves.

Bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe luftimit të krimit të organizuar mbetet një nga fushat e rëndësishme të partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat