​Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia në ditën e dytë të vizitës së tij

Aktuale

​Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia në ditën e dytë të vizitës së tij

Më: 19 nëntor 2026 Në ora: 17:39
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e ditës së dytë në familjen e tij në Prishtinë, pas disa orësh qëndrimi në shtëpinë e tij.

Krasniqi është larguar nga shtëpia me veturat e EULEX-it, nën masa të rrepta sigurie.

Raportohet se Krasniqi do të qëndroj në Kosovë edhe dy ditë të tjera. Mësohet se pas largimit nga shtëpia, Krasniqi po mbahet në zyrat e EULEX-it.

Krasniqi ka qëndruar edhe dje në familjen e tij në Prishtinë për disa orë.

Dhomat e Specializuara kanë bërë të ditur se për arsye humanitare bindëse, Trupi Gjykues ka udhëzuar Zyrën Administrative të organizojë një vizitë nën ruajtje të Jakup Krasniqit në Kosovë.

Jakup Krasniqi më 16 shtator është dënuar nga Dhomat e Specializuara në shkallën e parë prej 25 vitesh burgim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat