​Tri zyrtare nga Kosova diplomojnë në Akademinë Kombëtare të FBI-së, Kosova me numrin më të madh të të diplomuarve në nivel global

Aktuale

​Tri zyrtare nga Kosova diplomojnë në Akademinë Kombëtare të FBI-së, Kosova me numrin më të madh të të diplomuarve në nivel global

Më: 19 nëntor 2026 Në ora: 17:23
Pamje nga takimi

Tri zyrtare nga Kosova diplomuan në Akademinë Kombëtare të FBI-së, bëri të ditur Ambasada e SHBA-së në Kosovë.

Në njoftimin e Facebook, thuhet se Kosova është partnere e fortë e SHBA-së në këtë fushë dhe se ka numrin më të madh të të diplomuarve në këtë akademi në nivel global.

“Krenarë që po festojmë suksesin e tre zyrtarëve nga Kosova, të cilët së fundmi diplomuan në Akademinë Kombëtare të FBI-së!

Kosova është një partnere e fortë e SHBA-së në fushën e zbatimit të ligjit dhe ka numrin më të madh të zyrtarëve të diplomuar në këtë akademi jashtë SHBA-së.

Jemi të entuziazmuar që do të vazhdojmë bashkëpunimin për të luftuar krimin e organizuar ndërkombëtar”, thuhet në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat