Nitaj i AAK-së: Do kemi minimum 20 deputetë, objektivi lehtë i arritshëm

Aktuale

Nitaj i AAK-së: Do kemi minimum 20 deputetë, objektivi lehtë i arritshëm

Më: 12 janar 2021 Në ora: 21:22
Muharrem Nitaj

Nënkryetari i AAK-së, Muharrem Nitaj, ka folur rreth zhvillimeve të fundit në vend, derisa ka konfirmuar atë që AAK-ja ka deklaruar se nuk do të ketë koalicion parazgjedhor me subjektet e mëdha, gjë që u faktua sot në orën 18:00 nga KQZ-ja.

Ai ka thënë se pritshmëritë e AAK-së janë të thjeshta, derisa ky subjekt synon së paku 20 mandate në Kuvendin e Kosovës.

“Prishmëritë e AAK-së janë të qarta, presim të marrim 20 deputetë minimum dhe mendoj se ky është një objektiv lehtësisht i arritshëm”, tha Nitaj.

“AAK është një parti politike që qëndron në politikën vendore që 20 vjet, dhe ka një konsistencë të vazhdueshme dhe ka qenë 4 herë në qeveri e po ashtu drejton 7 komuna që është numri më i madh nga të gjitha subjektet, AAK ka pasur gjithmonë rritje ndonëse të ngadaltë por të sigurt”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat