Blerim Kuçi jep dorëheqje nga pozita e ministrit

Aktuale

Blerim Kuçi jep dorëheqje nga pozita e ministrit

Më: 13 janar 2021 Në ora: 09:19
Blerim Kuçi

Ministri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Blerim Kuçi ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij.

Media vendore mëson se Kuçi ka dhënë sot dorëheqje nga pozita e ministrit të Ekonomisë dhe Ambientit.

Arsyet e dorëheqjes  nuk dihen ende.

Media ka tentuar të marrë një përgjigje nga Kuçi, mirëpo i njëjti nuk është përgjigjur në telefon.

Po ashtu, përgjigje s’kanë dhënë ende as nga Qeveria e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat