Rashit Qalajt i aprovohet dorëheqja nga Policia

Aktuale

Rashit Qalajt i aprovohet dorëheqja nga Policia

Më: 15 janar 2021 Në ora: 19:54
Rashit Qalaj

Institucioni i sigurisë, Policia e Kosovës ka aprovruar dorëheqjen e ish-drejtorit, Rashit Qalaj, i cili dje ka aderuar në Partinë Demokratike të Kosovës.

Media mëson se aprovimi i kësaj kërkese ka ndodhur pasditen e sotme, 15:40.

Ndryshe, nënkolonel Rashit Qalaj në konferencën e djeshme ka thënë se do të jetë anëtar i PDK-së.

“Në këtë parti kam shumë shokë shumë miq që kanë kontribuar në etapa të ndryshme për çlirimin e vendit. E kam pasur të vështirë të jepja dorëheqjen nga policia, ka qenë vendim emocional”, është shprehur ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat