Zgjerohet iniciativa e Vjosa Osmanit, i bashkohet kjo avokate

Aktuale

Zgjerohet iniciativa e Vjosa Osmanit, i bashkohet kjo avokate

Nga: A.Zh Më: 16 janar 2021 Në ora: 14:15
Doarsa Kica dhe Vjosa Osmani

Iniciativës “Guxo” të Vjosa Osmanit, i është bashkuar sot edhe avokatja Doarsa Kica.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Kica, në një postim në Facebook, ku ka publikuar një fotografi me Osmanin, përcjell Bota sot.

Kica ka thënë se është “koha të guxojë”, për t’i shërbyer interesave shtetërore.

“Në shtetet demokratike, shprehet me ndërmarrjen e një hapi tutje në të mirën e përgjithshme. Në guximin për të dal jashtë zonës së rehatisë dhe jashtë interesave të ngushta individuale për ti shërbyer interesave shtetërore, dhe për të kontribuar në fuqizimin e sundimit të ligjit. Koha ka treguar që pritja kushton. Andaj, pa pritur më shumë është koha të guxojmë#Guxo Vjosa R. Osmani”, ka shkruar ajo./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat