Thaçi: Vjosa Osmani gaboi, do t’i hakmerret ky gabim

Aktuale

Thaçi: Vjosa Osmani gaboi, do t’i hakmerret ky gabim

Më: 16 janar 2021 Në ora: 21:36
Jusuf Thaçi

Analisti Jusuf Thaçi ka komentuar listën e kandidatëve të Vetëvendosjes për deputetë për zgjedhjet e 14 shkurtit

“Në shikim të parë normal më shumë i ngjason një liste të një lëvizje gjithëpopullore sesa një subjekti politik të ngurtë me një drejtim të caktuar. Këtë besoj e kanë bërë për arsye komplet praktike për t’iu përshtat pritjeve të mëdha te publiku për ndryshime rrënjësore”, tha Thaçi në Pressing.

“Në rrafshin elektoral besoj se do t’i shpërblehet mirë kjo”, theksoi ai.

Thaçi ndërkohë ka komentuar edhe listën prej 14 personave nga lista e Vjosa Osmanit, që janë përfshirë në listën e VV’së.

“Megjithëse janë në listën e Vetëvendosjes po i shoh me identitet të ndarë sepse përndryshe do të ishte befasi e madhe, p.sh Donika Gërvalla me qenë në listën e VV’së”, thotë Thaçi.

“Taktikisht zonja Osmani gaboi që ka fut kaq shumë njerëz në listë, do t’i hakmerret. Do të ketë numër më të vogël të deputetëve nga lista e saj”, theksoi ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat