Tahiri në 31 përvjetorit të LDK-së në Vushtrri: Po qeverisim me shembullin e Dr. Rugovës

Aktuale

Tahiri në 31 përvjetorit të LDK-së në Vushtrri: Po qeverisim me shembullin e Dr. Rugovës

Më: 17 janar 2021 Në ora: 17:52
Xhafer Tahiri

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, përmes një postimi të bërë në rrjetin social FB, ka thënë se janë duke qeverisur me shembullin e Dr. Ibrahim Rugovës, duke dëgjuar zërin e qytetarit.

Ai në 31 përvjetorin e 31 të LDK-së në Vushtrri, ka përmendur edhe disa nga arritjet që kanë bërë.

Ky është postimi i plotë:

Po qeverisim Vushtrrinë me shembullin e Dr. Rugovës, duke ndëgjuar zërin e qytetarit e duke adresuar nevojat e qytetarëve tanë!

Në përvjetorin e 31 të LDK në Vushtrri jemi krenar me projektet si ujësjellësi, Përparimi, Zona Ekonomike, Sheshi Ahmet Krasniqi, 120€ për fëmijët e porsalindur, arsimi, shëndetësia dhe pastërtia në qytet e fshatra. Edhe shumë projekte tjera na presin me qeverisjen tonë transparente dhe në shërbim të qytetarëve.

Sot kujtojmë me mall Prof. Hajzer Krasniqi dhe themeluesit e degës së LDK që nuk janë në mesin tonë dhe shprehë mirënjohje dhe respekt për aktivistët e LDK.
Na priftë e mbara!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat