PDK-ja jep detaje nga negociatat me Vasfije Krasniqi: E kishte kërkuar edhe numrin 3 në listë

Aktuale

PDK-ja jep detaje nga negociatat me Vasfije Krasniqi: E kishte kërkuar edhe numrin 3 në listë

Më: 19 janar 2021 Në ora: 08:48
Vasfije Krasniqi-Goodman

Kandidati i PDK-së për deputet, Memli Krasniqi, ka pranuar se kanë negociuar me Vasfije Krasniqi-Goodman për ta përfshirë si kandidate për deputete në listën e PDK’së.

Në emisionin Pressing, Krasniqi ka treguar prapaskenat e negociatave me Vasfije Krasniqi.

“Po, deri të shtunën në mëngjes sepse të shtunën janë dorëzuar listat. Me kohë të Amerikës qysh i ka ra, por në 6 në mëngjes ka thënë se megjithatë vendosa me shku në listë të VV-së”, tha Krasniqi.

Ai shpjegoi se negocimi ka vazhduar për rreth tre javë.

“Absolutisht, për ne, pak a shumë në një moment ka qenë punë e kryer, por mandej çka ka ndodh në ndërkohë””, tha Krasniqi.

“Unë s’kam biseduar me të direkt por i di diskutimet…Ka qenë një diskutim goxha i hapur dhe me njerëz të afërt të saj. Dy ditët e fundit jemi njoftuar që është duke negociuar edhe me VV’në, konkretisht me z.Kurti dhe dikë tjetër’, shpjegoi Krasniqi.

“Ka qenë vendim i saj të cilin e respektojmë. Për ne ka qenë me rëndësi me ja ofru një platformë të cilën ajo e ka kërkuar. Shpresoj shumë, pavarësisht që është në listën e VV’së, që të zgjidhet deputete”, tha Krasniqi.

Krasniqi tha se Krasniqi-Goodman kishte kërkuar numrin 3 në listë, numër të cilin PDK ia kishte ofruar. Ai po ashtu tha se deri të shtunën në mëngjes e kanë ditur se ajo është pjesë e listës së PDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat