​Nitaj me disa kërkesa për menaxhmentin dhe bordin e Trepçës

Aktuale

​Nitaj me disa kërkesa për menaxhmentin dhe bordin e Trepçës

Më: 19 janar 2021 Në ora: 12:08
​Nitaj me disa kërkesa për menaxhmentin dhe bordin e Trepçës

Ministri në detyrë i Ekonomisë dhe Ambientit (MEA), Muharrem Nitaj ka pritur sot në takim anëtarët e bordit dhe menaxhmentit të Trepçës, ku u diskutua gjatë takimit është diskutuar për problemet me të cilat po përballet ndërmarrja Trepça në shlyerjen e borxheve që ka ndaj operatorëve ekonomik dhe në veçanti borxhin që ka ndaj KEDS-it për energjinë e shpenzuar.

Ministri Nitaj ka kërkuar nga bordi dhe menaxhmenti i Trepçës që të reduktohen sa më shumë që është e mundur shpenzimet. Po ashtu, u kërkua që të shikohet mundësia e riprogramimit të borxheve.

Ministri u njoftua edhe me goditjen ekonomike që ka marrë Trepça nga kriza ekonomike e shkaktuar si pasojë e pandemisë, pasi ka pasur ulje të madhe të çmimit në shitjes e koncentratit mineral.

Ministri Nitaj kërkoi që të shikohen të gjitha mundësitë që Ndërmarrja Trepça të fillojë të operojë me fitime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat