Pesë ngjarjet që pritet të zhvillohen sot në vend

Aktuale

Pesë ngjarjet që pritet të zhvillohen sot në vend

Më: 22 janar 2021 Në ora: 07:41
Ilustrim

Për ditën e sotme janë planifikuar të zhvillohen 5 ngjarje në Kosovë.

Këto janë ngjarjet e datës 22 janar 2021:

Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti bashkë me përfaqësuesit e SBASHK-ut, mban konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

– Mbahet seanca gjyqësore ndaj Ibrahim Mustafës për “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”. (Gjykata Themelore në Ferizaj, Salla nr.II, ora 9:30)

– Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi do të mbajë konferencën vjetore të Prokurorëve, e cila këtë vit për shkak të situatës me pandeminë COVID-19, organizohet në formë virtuale. (Platforma “Zoom”, ora 10:00)

– Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Beni Kizolli do të mbajnë konferencë për shtyp. (Shtëpia e Bardhë, ora 10:00)

– Kryetari i komunës Xhafer Tahiri, prezanton Planin për Rimëkëmbje Ekonomike të Vushtrrisë. (Ndërtesa e komunës, ora 11:00)

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat