Kryesuesi i KPK-së tregon prioritetet e Këshillit për këtë vit

Aktuale

Kryesuesi i KPK-së tregon prioritetet e Këshillit për këtë vit

Më: 22 janar 2021 Në ora: 11:53
Jetish Maloku

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku, me rastin e mbajtjes së Konferencës Vjetore të Prokurorëve, ka përmendur shkurtimisht disa nga prioritetet e Këshillit për këtë vit.

“Avancimi i sistemit të administrimit të të gjitha niveleve, përfshirë fuqizimin e kornizës ligjore dhe strukturës organizative përkatëse. Forcimi i integritetit të sistemit prokurorial të prokurorëve dhe stafit.

Ngritja e nivelit të llogaridhënies dhe kontrolli permanent i punës. Avancimi i sistemit të vlerësimit të performancës së prokurorëve. Ngritja e nivelit të transparencës. Avancimi i kritereve për rekrutim mbi bazë të meritave. Zhvillimi i mëtejmë i sistemit të ngritjes në karrierë. Përmirësimi i vazhdueshëm i planifikimit, buxhetit dhe kushteve për punë. Ngritja profesionale e prokurorëve dhe stafit administrativ. Bashkëpunimi dhe koordinimi me partner vendor dhe ndërkombëtar”, numëroi Maloku prioritetet e Këshillit.

Ai kujtoi se që prokurorët të kenë besimin e publikut duhet të punojnë pa u ndaluar dhe të krijojnë një ambient ku ka qasje më të lehtë në drejtësi për të gjithë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat