Visar Duriqi: VV-ja po luan me standarde të dyfishta, ka rënë në kurthin e vetë

Aktuale

Visar Duriqi: VV-ja po luan me standarde të dyfishta, ka rënë në kurthin e vetë

Më: 23 janar 2021 Në ora: 00:25
Visar Duriqi

Gazetari Visar Duriqi ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese, në bazë të të cilit rodhën të gjitha zhvillimet lidhur me (mos)certifikimin e listës së subjekteve politike, ka qenë politik.

“Duhet të nisemi nga ajo që vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka qenë politik. Nuk ka qenë vendim që është marrë duke u bazuar në drejtësi, ose që e kanë parë në aspektin ligjor, apo e kanë interpretuar Kushtetutën. Ata realisht kanë shtuar nene në Kushtetutë dhe kjo me Gjykatën Kushtetuese po ndodh vazhdimisht, pasi ata në një formë po e rishkruajnë Kushtetutën dhe nuk po i interpretojnë nenet që janë aty”.

Ai ka thënë se Vetëvendosja po luan me standard të dyfishtë dhe ka rënë në kurthin e vetë.

“Duhet të themi që Vetëvendosja është partia e cila po luan me standardin e dyfishtë. Realisht ata kanë rënë në kurthin e vetë, pasi vetë e kanë kërkuar këtë vendim, kanë insistuar dhe kanë bërë argumentime të vazhdueshme për të ardhur deri te ky rezultat. Kur ky rezultat, apo një pjesë e vendimit, nuk po iu përshtatet po fillojnë me linçime ndaj Valdete Dakës. Ideja e Vetëvendosjes që ne i marrim për bazë dhe i zbatojmë vetëm vendimet që na pëlqejnë është frymë arrogante politike për të mos i thënë rezistencë ndaj institucioneve. Vetëvendosja është një parti që ka mbetur me një këmbë në rrugë dhe një këmbë në institucione. Në momentin që iu pëlqen një vendim e përdorin këmbën në institucione, derisa në momentin që nuk iu pëlqen e përdorin rrugën. Qasja e tyre politike ndaj institucioneve është e frikshme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat