Tollovia me certifikimin e kandidatëve, PZAP sot e publikon vendimin

Aktuale

Tollovia me certifikimin e kandidatëve, PZAP sot e publikon vendimin

Më: 26 janar 2021 Në ora: 09:41
PZAP

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) sot do të marrë  vendim lidhur me ankesat e subjekteve politike për moscertifikimin e listave me kandidatët për deputetë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Këtë e kanë konfirmuar në PZAP.

“Sot gjatë ditës vendosen rastet dhe do të publikohen” tha Mulë Desku kryesues i sekretariatit në PZAP.

Se do të merret vendimi sot, në PZAP kanë njoftuar edhe përmes faqes zyrtare.

“Përmes këtij njoftimi informojmë të gjitha mediat e Republikës së Kosovës e me gjerë se, PZAP-i përmes Faqes zyrtare dhe facebook të tij zyrtar, do të ju informoj në afatin më të shpejtë të mundshëm  për vendimet që do ti marrë lidhur me Apelet e paraqitura nga subjektet politike kundër vendimit te KQZ-së, për mos certifikim të subjekteve politike dhe kandidateve. Afati për shqyrtimin dhe vendosjen e këtyre apeleve është 72 orë nga momenti i dorëzimit të këtyre apeleve nga palët në PZAP që i bie se vendimet do të merren deri nesër me date 26 janar 2021”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat