Limaj merr mbështetjen edhe të bashkëluftëtarëve llapjan për zgjedhjet e 14 shkurtit

Aktuale

Limaj merr mbështetjen edhe të bashkëluftëtarëve llapjan për zgjedhjet e 14 shkurtit

Më: 27 janar 2021 Në ora: 12:19
Fatmir Limaj

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, është pritur ngrohtë nga bashkëluftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe përkrahësit e rinj, në Sveçlë të Podujevës.

Limaj për këtë pritje tha se, është dëshmia më e fuqishme që kauza jonë për mbrojtjen dhe promovimin e vlerave më sublime kombëtare po rritet ndjeshëm kudo nëpër Kosovë.

“Jam krenar që patriotë të shumë, bashkëluftëtarë, familjarë të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës në Llap dhe me gjerë, tashmë kanë vendosur për t’i dhënë përkrahjen kësaj kauze që po kthehet në lëvizje, që për mision ka ta mbroj vendin dhe ta fuqizojë zërin e UÇK-së në Kuvend dhe kudo nëpër agjendat politike vendore e ndërkombëtare”, ka thënë Limaj.

I pari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, që në këto zgjedhje do të garojnë me sloganin “Me Çlirimtarët“, u është shprehur mirënjohës dhe falënderues degës sonë në Podujevë, kandidatëve për deputetë, strukturave dhe aktivistëve aty, për kontributin ndër vite dhe gatishmërinë për ta ndihmuar Nismën drejt fitores së betejës së radhës më 14 shkurt.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat