Sindikata e Telekomit paralajmëron masa sindikale, kjo është arsyeja

Aktuale

Sindikata e Telekomit paralajmëron masa sindikale, kjo është arsyeja

Më: 28 janar 2021 Në ora: 14:52
Foto ilustrim

Sindikata e punëtorëve të Telekomit thotë thonë se këtij institucioni iu bë goditja e rradhës nga Institucionet e Drejtësisë.

Kjo sepse Kushtetuesja i ka dhënë të drejtë Apelit dhe ka hedhur poshtë pretentimet e Telekomit.

“FSP-PTK çdoherë ka bëre përpjekje përmes aktiviteteve të saj, të informojnë për dëmin e shkaktuar nga marrëveshja me Dardafon.net (ish z-Mobile) dhe jo vetëm! Aktivitetin tonë sindikal kemi shtrirë me denoncimet në krimet ekonomike, prokurori dhe në Gjykata për secilën kontratë që kemi dyshuar së është e dëmshme për Telekomin“, thuhet në njoftim.

Kjo sidikatë kritikon edhe Qeverinë për heshtjen e tyre rreth kësaj çështje.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar, anëtar/e të FSP-PTK dhe koleg/e të Telekomit të Kosovës

Dje me datën 27.01.2021 Gjykata Kushtetuese ka nxjerr vendim për parashtruesin e kërkesës Telekomi i Kosovës për çështje rreth vlerësimit të kushtetutshmërisë së aktvendimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës [Ac. Nr.3610/20]. GJK në vendim i ka jep të drejtë aktvendimit të Gjykatës së Apelit dhe ka hedh poshtë pretendimet e parashtruesit Telekomit të Kosovës Sh.A. FSP-PTK ketë vendim ka pritur me shqetësim të madhe, sepse Telekomit të Kosovës ju është bëre goditja e radhës nga Institucionet e Drejtësisë.

FSP-PTK çdoherë ka bëre përpjekje përmes aktiviteteve të saj, të informojnë për dëmin e shkaktuar nga marrëveshja me Dardafon.net (ish z-Mobile) dhe jo vetëm! Aktivitetin tonë sindikal kemi shtrirë me denoncimet në krimet ekonomike, prokurori dhe në Gjykata për secilën kontratë që kemi dyshuar së është e dëmshme për Telekomin. Njëkohësisht, këto parregullsi, shkelje dhe kontrata/marrëveshje të bëra nga Bordet dhe Menaxhmentet, i kemi informuar përmes shkresave zyrtare dhe takimeve te shumta që kemi zhvilluar me të gjitha Qeveritë e Republikës së Kosovës, Grupet parlamentare, Arkep dhe të gjitha mekanizmat që kanë për detyrë dhe përgjegjësi mbikëqyrjen e Telekomit të Kosovës Sh.A.

Të nderuar/a,

Qeveria e Republikës së Kosovës, ka marrë disa iniciativa për “zhvillimin” e Telekomit dhe ruajtjen e vendeve të punës së punëtoreve, të cilat janë prezantuar gjatë takimeve që ka pas FSP-PTK të përfaqësuar nga Kryetari Z. Balaj. Vlen të theksohet se rezultati i këtyre iniciativave është ZERO! Mirëpo, këto iniciativa kanë pas kundërefekt në zhvillimin e Telekomit sepse gjendja e përgjithshme e kompanisë vetëm është renduar edhe më shumë. Rasti i fundit është “pranimi” i borgjit ndaj kompanisë Dardafon.net (ish Z-Mobile) nga Qeveria, ndërsa në anën tjetër nuk kanë marrë asnjë veprim të bëjnë padi për personat që kanë pas përgjegjësi në keq menaxhimet e buxhetit të Telekomit përmes kontratave/marrëveshjeve të dëmshmeve.

FSP-PTK mbrëmë ka mbajtur takim të jashtëzakonshëm për gjendjen e krijuar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Gjatë takimit kemi diskutuar hapat që do t’i ndërmarrim, karrshi heshtjes së Qeverisë së Kosovës për dëmet që po i shkaktohen Telekomit çdo ditë. FSP-PTK çdoherë ka reaguar përmes mediave, protestave dhe grevave kundër çdo vendimi që kanë cenuar vendet tona të punës dhe së bashku kemi arritur rezultate pozitive, prandaj FSP-PTK kërkon të jeni të gatshëm që në momentin e thirrjes nga ana e jonë, të jemi më të bashkuar si asnjëherë me parë dhe mos të lejojmë që klanet që kanë për synim të falimentojnë Telekomin dhe t’i lenë pa punë dhe paga punëtoret.

FSP-PTK do t’i ndërmerr të gjitha hapat sindikal në rast që Qeveria deri me datën 05.02.2021 nuk do të merr parasysh kërkesën tonë të vetme: ndaljen e sulmeve prej të gjitha grupeve të interesit ndaj Telekomit dhe frikën që përjetojnë punëtoret për humbjen e vendeve të punës.

Ne, së bashku me ju nuk do të dorëzohemi sepse është e vetmja formë që jep rezultat në mbrojtjen e kompanisë!

FSP-PTK do t’ju informojë në ditët e ardhshme për hapat e mëtutjeshme!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat