Reagon Imer Mushkolaj pas dënimeve të qytetarëve për maska

Aktuale

Reagon Imer Mushkolaj pas dënimeve të qytetarëve për maska

Nga: N.Sh Më: 29 janar 2021 Në ora: 10:16
Imer Mushkolaj

Analisti politik, Imer Mushkolaj ka reaguar pas dënimeve që po marri qytetarët për maska mbrojtëse antiCovid.

Sipas Mushkolajt, mesatarisht në ditë dënohen 600 qytetarë që nuk mbajnë maskë.

Ai thotë se nuk ka kuptim që të dënohen qytetarët, kur në të njëjtë kohë partitë politike mbledhin qindra vetë nëpër tubime.

Reagimi i plotë:

Mesatarisht 600 gjoba në ditë shqiptohen nga policia për qytetarët që nuk mbajnë maskë dhe shkelin ligjin antiCovid.

Ndërkaq partitë politike mbledhin qindra vetë nëpër tubime, pa respektuar asnjë masë dhe nuk dënohen.

Nuk ka më kurrfarë kuptimi që të respektohen masat që i shkelin vetë ata që i kanë vendosur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat