Reagon ish-kryetari i Gjykatës Supreme, tregon se si është dashur të merret vendimi për Kurtin dhe të tjerët

Aktuale

Reagon ish-kryetari i Gjykatës Supreme, tregon se si është dashur të merret vendimi për Kurtin dhe të tjerët

Më: 29 janar 2021 Në ora: 19:07
Fejzullah Hasani

Ish kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Fejzullah Hasani, ka thënë se vendimi i sotëm i këtij institucioni drejtësie lidhur me kandidaturat për deputetë e sjell vet atë në situatë delikate.

“Më 2017 është shprehur se askujt nuk mund t’i mohohet e drejta për pjesëmarrje. Tash e ka të vështirë ta arsyetojë këtë vendim. Nuk do të duhej të lëshohej në ligjshmëri dhe kushtetutshmëri por duhej t’i referohej vetëm vendimit  të Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë Hasani.

“Një herë thotë se nuk mund t’i merret e drejta [për të garuar] pa vendim gjyqësor, ndërsa pa u ndërruar asnjë nen dhe dispozitë ë e thotë të kundërtën e asaj që e ka thënë para katër vjetësh”.

“Kam mendimin tim që Gjykata Supreme  do të duhej të vendoste në bazë të Kushtetutës dhe ligjit. Iu detyrohet vetëm Kushtetutës dhe ligjit si dhe precedentit të krijuar më 2017”.

Hasani në Info Magazine ka thënë se subjektet e pakënaqura me vendimin e sotëm kanë të drejtën që të ankohen në Gjykatën Kushtetuese, por se ka thënë se kjo do të ishte e pakuptimtë në një formë.

“Të gjitha vendimet e gjyqësorit, nëse personat që preken me vendimet ë gjykatave të rregullta kanë të drejtën që këtë problem ta adresojnë në Kushtetuese. Është thënë disa herë edhe nga ekspertë tjerë se nuk di se si mund të dalë ndryshe Gjykata Kushtetuese nga interpretimi që ka dhënë. Nuk mund të ketë interpretim ndryshe kur çështja e njëjtë adresohet në Gjykatën Kushtetuese”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat