Enver Hasani për kandidatët e pacertifikuar: Është gabim të rrethohet numri që s’ka kandidat

Aktuale

Enver Hasani për kandidatët e pacertifikuar: Është gabim të rrethohet numri që s’ka kandidat

Më: 29 janar 2021 Në ora: 22:11
Enver Hasani

Ish Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, e ka quajtur “Teatër të absurdit” situatën me listat zgjedhore për deputetë dhe kandidatët e pacertifikuar.

Hasani ka thënë se votuesit  bëjnë gabim nëse hedhin votë për kandidatët që iu është ndaluar garimi në zgjedhje e të cilët potencialisht nuk do të tërhiqen nga listat.

“Ata që kanë ndërmend të votojnë për Lëvizjen Vetëvendosje gabojnë nëse votojnë në atë mënyrë. Vendet që ngelin si numra pa emër nëse rrethohen ai votim është i pavlefshëm”, është shprehur Hasani.

“Ata që mendojnë se do të votojnë për LVV nuk duhet ta bëjnë një gjë të tillë. Sipas ligjit në fuqi ato vota në rrethana tjera do të shkonin si vota të pavlefshme. Ajo votë konsiderohet jovalide për të dyjat [partinë dhe kandidatët]. Nëse gabohet në cilëndo qoftë prej tyre vota anulohe”.

“Është gabim të rrethohet numri i cili nuk ka kandidat”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat