“Lëshomëni bre”, Agim Bahtiri e shan me nënë qytetarin që këmbëngulte t’i bënte pyetje Albin Kurtit

Aktuale

“Lëshomëni bre”, Agim Bahtiri e shan me nënë qytetarin që këmbëngulte t’i bënte pyetje Albin Kurtit

Më: 30 janar 2021 Në ora: 20:34
Agim Bahtiri

Tubimi i Lëvizjes Vetëvendosje në lagjen Iliridë të Mitrovicës përfundoi me tollovi.

Atë e shkaktoi një qytetar që tentoi disa herë ta marrë fjalën për, siç u arsyetua, t’ua parashtrojë disa pyetje kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, e ushtrueses së detyrës së presidentit, Vjosa Osmani.

Në këto raste reagoi mbrojtja e afërt e këtyre të fundit, por edhe aktivistë. Madje i ashpër u tregua edhe kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtirin që tentoi ta zgjedhë problemin vetë.

“Lëshomëni bre, Lëshomë… kush është ai ia q….. atë nanë…”, dëgjohet të ketë thënë Bahtiri.

Kjo situatë nuk e shqetësoi Kurtin i cili tha se ka kaluar mirë edhe në Kodrën e Minatorëve në veri të Mitrovicës, ku pas tubimit hasi në një grup serbëve nacionalistë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat