U pa duke e sharë një person që këmbëngulte t’i bënte pyetje Albin Kurtit, sqarohet Agim Bahtiri

Aktuale

U pa duke e sharë një person që këmbëngulte t’i bënte pyetje Albin Kurtit, sqarohet Agim Bahtiri

Më: 30 janar 2021 Në ora: 22:03
Agim Bahtiri

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka thënë se personi që dëshiroi ta merrte fjalën gjatë tubimit të VV-së në Mitrovicë tentoi ta prish protokollin. Sipas Bahtirit, qytetari pasi u largua nga takimi ka kërkuar falje.

“Sot në Mitrovicë kemi vizituar minatorët, sindikatën e pavarur me Kurtin dhe Osmanin, duke vazhduar edhe në veri matanë urës së Ibrit. Kemi vizituar edhe pjesën ku janë dy parcela të Bashkësisë Islame. Kemi shkuar te Kodra e Minatorëve, na kanë pritur qytetarët”.

“Ka ardhur një djalë që ka qenë i panjohur për mua, mendoj se ka qenë i dehur. Dëshiroi ta merrte fjalën në mënyrë që ta prishte protokollin të cilin ne e kishim. Ai dëshirojke me çdo kusht të ndërprente këtë protokoll”, ka thënë Bahtiri në RTV Dukagjin.

Tutje, Bahtiri tha se ai person jeton në Prishtinë, e pasi është larguar nga vendtakimi ka kërkuar falje.

“Nuk e njoh atë person. Ai jeton në Prishtinë, me aq sa kam të dhëna. Ai ka qenë qytetar i Mitrovicës dhe ka ardhur në tubim si të gjithë qytetarët e tjerë dhe fatbardhësisht është larguar aty e më pas ka kërkuar falje”, shtoi Bahtiri.

Gjatë këtij takimi një person tentoi të pyeste diçka e nuk iu lejua. Në një video që u bë virale, Bahtiri shihej duke e sharë këtë person.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat