Kandidat për kryeministër, kjo është vlera e pasurisë dhe villave të Enver Hoxhajt

Aktuale

Kandidat për kryeministër, kjo është vlera e pasurisë dhe villave të Enver Hoxhajt

Nga: H.O. Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 09:10
Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj është kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës. Ai është pjesë e strukturave udhëheqëse të kësaj partie, ndërsa ka mbajtur edhe pozita ministrore derisa ishin në qeveri.

Derisa lideri i PDK-së ndodhet në Hagë, kjo parti ia besoj kandidimin Hoxhaj që në legjislaturën e fundit ishte deputet.

Duke qenë në këtë pozita, Hoxhaj ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë Kundër Korrupsionit. Nga ajo që ka deklaruar, ai posedon pasuri të paluajtshme mbi 409 mijë euro, apo rreth gjysëm milioni, duke përfshirë dy banesa, tokë dhe shtëpi malore.

Ai ka deklaruar se ka shitur veturën në vlerën 7.500 euro, ndërsa ka deklaruar se mban të kursyera rreth 7.200 euro.

Pagën vjetore dhe mëditjet nga Kuvendi i ka deklaruar në vlerën mbi 30 mijë euro, ndërsa mëditjet nga ligjeratat në Universitetet në Amerikë, i ka deklaruar në vlerën mbi 6 mijë euro. Ndërsa të ardhurat e bashkëshortes së tij, profesoreshës së Universitetit të Prishtinës, Remzie Shahini Hoxhaj i vlerësuar në vlerën rreth 15 mijë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat