Tregon Pacolli: Në hotelin tim kam përgatitur dhomë speciale për Mustafën e Kurtin

Aktuale

Tregon Pacolli: Në hotelin tim kam përgatitur dhomë speciale për Mustafën e Kurtin

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 21:56
Behgjet Pacolli

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë se kishte përgatitur një dhomë në hotelin e tij për kreun e LDK-së, Isa Mustafën dhe kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurti për t’i takuar dhe për të biseduar.

Pacolli në Pressing tha se ka dashur që të formohet qeveria mes atyre dyve.

“Unë në hotelin tim, në një dhomë speciale, nja 20-30 herë e kom përgaditë atë dhomë për një bisedë për një takim tet a tet mes Isa Mustafes e Albin Kurtit. E dini edhe deklaratat e mija që ju kom thon ju lutem uluni. Kom dasht që aty të formohet qeveria mes këtyre dyve”, tha Pacolli.

Ai tha se është mëkat që në zgjedhjet e 2019, AKR-ja nuk ka qenë më LDK-në.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat