Avokati kujton solidarizimin e Hashim Thaçit me viktimat serbe

Aktuale

Avokati kujton solidarizimin e Hashim Thaçit me viktimat serbe

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 00:40
Hashim Thaçi dhe David Hooper

Respekti që Hashim Thaçi ua bëri 14 të vrarëve në Grackë të Lipjanit, pesë vjet më parë, po përdoret si argument i fortë nga mbrojtja e tij në Gjykatën Speciale, ku ndodhet si i akuzuar për krime luftë e krime kundër njerëzimit.

Avokati David Hooper, e përmendi këtë rast, por edhe vizitat e ish-Presidentit të Kosovës në Gorazhdevc të Pejës, Hoqë të Madhe të Rahovecit dhe varrezat ortodokse të Gjilanit, më 2010, si argument për lirimin me kusht të klientit të tij, ndaj pretendimeve kundërshtuese të Prokurorit Jack Smith.

Ky po thotë që nëse Thaçi lëshohet përkohësisht, siç po kërkon mbrojtja e tij, ka rrezik për ndikim në dëshmitarë e krejt procesin hetimor e gjyqësor.

Avokati i akredituar pranë Speciales, Artan Qerkini thotë se kjo strategji është e mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat