Limaj vazhdon me paralajmërimet: Kosova po rrezikohet në çdo anë

Aktuale

Limaj vazhdon me paralajmërimet: Kosova po rrezikohet në çdo anë

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 21:11
Fatmir Limaj

Në vazhdën e fushatës zgjedhore, Nisma Socialdemokrate ka vazhduar të kërkojë besimin e qytetarëve duke folur mbi kauzën e luftës.

I pari i kësaj partie, Fatmir Limaj tha se shteti i Kosovës është duke u rrezikuar nga çdo anë, prandaj, sipas tij tani është momenti që në Kuvend të vijë fryma çlirimtare.

Duke përsëritur deklarata mbi gjenocidin serb, Limaj theksoi se Serbia nuk po i pret mirë deklaratat e tij.

“Dëgjova se Serbia ka folur shumë për deklaratat e mia. Prandaj, unë dua ta përsëris edhe një herë se Serbia ka vra fëmijë, gra e pleq. Ka përdhunuar gra e ka bërë masakra dhe ky është një fakt që disa nga tanët po dëshirojnë ta ndryshojnë”, ka thënë i pari i kësaj partie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat