Kërkohet dorëheqja e Isa Mustafës, Baraliu: Ja kush duhet të zgjidhet në vend të tij

Aktuale

Kërkohet dorëheqja e Isa Mustafës, Baraliu: Ja kush duhet të zgjidhet në vend të tij

Nga: A.Zh Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 07:33
Bleron Baraliu

Analisti shqiptar në Amerikë Bleron Baraliu, ka kërkuar nga kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa të jap dorëheqje.

Ai ka thënë se dorëheqja e tij, mund të jetë përpjekje e vonshme për të shpëtuar LDK-në, sipas tij, nga debakli që do të pësojë të dielën, përcjell Bota sot.

Baraliu ka theksuar se në vend të Mustafës, duhet të zgjidhet Lumir Abdixhiku ose Arben Gashi.

Postimi i plotë i Baraliut në Facebook:

Dorëheqja e Isa Mustafës është pranim i dështimit, por edhe përpjekje tepër e vonshme për të shpëtuar LDK-në nga debakli që do të pësojë të dielën. Për më keq, sinjal i besueshëm do të ishte zgjedhja e Lumirit apo Arbenit, e jo e Lutës, siç po ngjet, apo e Kujtimit, siç duket të jetë kompromisi i dhimbshëm që do të pranojë Luta nesër./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat