Maliqi komenton deklaratën e Vuçiqit ndaj presidentit Bidenit

Aktuale

Maliqi komenton deklaratën e Vuçiqit ndaj presidentit Bidenit

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 07:59
Shkëlzen Maliqi

Analisti politik, Shkëlzen Maliqi u shpreh se edhe analistët dhe politikanët në Serbi e kishin paralajmëruar qëndrimin e Joe Biden për dialogun me Kosovën.

“Ai është paralajmëruar edhe më herët nga analistët, politikanët në Serbi, të cilët e kanë pritur. Dihet përafërsisht se çfarë qëndrimi ka presidenti Biden dhe ekipi i tij që merret me Ballkanin dhe çështjen e Kosovës”, u shpreh Maliqi.

Maliqi komentoi edhe deklaratën e Aleksandër Vuçiqit ndaj presidentit Biden.

Sipas tij, Vuçiq reagoi ashpër dhe mori një pozicion fillestar për procesin që do të fillojë së shpejti, ku la të kuptohej se do ta refuzojë opsionin e dhënë.

Ndërsa, letrën e Joe Biden, ai e quajti një moment shumë të rëndësishëm për Kosovën, pasi tashmë SHBA do të marrë pjesë në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, që më herët ia kishte lënë Brukselit dhe Gjermanisë që ta bindte Serbinë për këtë proces. 

Këto deklarata erdhën pasi kreu i Shtëpisë së Bardhë, Joe Biden, nëpërmjet një letre i kërkoi presidentit serb Aleksandar Vuçiq të njohë pavarësinë e Kosovës.

Nuk mungoi edhe një reagim nga Vuçiq, i cili u shpreh se nuk do të lejojë që të poshtërohet Serbia dhe dikush të marrë gjithçka. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat