Çun Lajçi kujton fjalimin e Ruzhdi Matoshit për Kosovën që “dridhi” Parlamentin e Maqedonisë

Aktuale

Çun Lajçi kujton fjalimin e Ruzhdi Matoshit për Kosovën që “dridhi” Parlamentin e Maqedonisë

Nga: M.H Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 13:33
Çun Lajçi

Aktori i njohur shqiptar Çun Lajçi përmes një postimi në facebok ka kujtuar fjalimin që ka pasur Ruzhdi Matoshi në vitin 2008 në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut.

Lajçi citon fjalët e Matoshit kur ka treguar që shpallja e pavarësisë së Kosovës do të ndodhë dhe nuk ka kush që ta ndalojë, përcjell “Bota sot”.

Ndër të tjera, aktori fton ta votojnë Matoshin i cili është kandidatë në listën e AAK-së.

Postimi i plotë

Ti Najdovski e ti Buçko, merrni vesh e mbajeni n'mend se çka po iu them:

Të dielen, n'orën 6, Kosova do t'shpallet shtet i pamvarun dhe mbas pesë minutave do ta njoh Amerika e fill mbas saj Anglia!

Ka marr fund kjo punë.

Putini ka ra n'dy gjuj, po ta them unë që rininë e kalova n'Kosovë. Edhe ju do ta njihni shpejt e shpejt!"

- Ishin këto fjalë t'Ruzhdi Matoshit, n'vitin 2008, thanë n'Parlamentin e Maqedonisë se Veriut (që iu betohem se nuk e njoh) që sot i hasa në YouTube, e që m'inspiruen me i shkrua këto dy fjalë n'profilin tim, (tue dijtë se Albini po bahet Kryeministër e Ramushi President), rregull i pa shkruem, por e thanune, si përkrahje ndaj kontributit të tij patriotik n'luftë dhe n'Parlamentin maqedon!

Sot mora vesh se ai garueka për deputet me numrin 34 ne AAK!

E jueja asht ta votoni ate t'cilit i besoni (jo ate që iu them unë) e mos fyejni se mendimet e mia s'bahen tuejat. Ato janë ngulë n'pishë e nuk zhbihen ma.

I dini ju mendimet e mia!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat