Gecaj i reagon Nagavcit për shiritat e kuq: Arsyetim palidhje, pa pikën e logjikes

Aktuale

Gecaj i reagon Nagavcit për shiritat e kuq: Arsyetim palidhje, pa pikën e logjikes

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 17:11
Bajram Gecaj

Zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj i ka reaguar ish-nënkryetares së Kuvendit nga radhët e VV-së, Arbërie Nagavci, për arsyetimet që dha kjo e fundit për vendosjen e shiritave të kuq nëpër Prishtinë, temë kjo që ka ngjallur debat ditëve të fundit.

Me anë të një postimi në Facebook, Gecaj arsyetimet e Nagavcit i ka quajtur “palidhje, pa intelegjencë dhe pa logjikë.

Madje ka thënë se edhe vet Nagavci e di se ky veprim është ilegal.

Nagavci jep 13 versione për vendosjen e shiritave të kuq nëpër Prishtinë

Postimi i plotë i Gecajt:

Çfarë arsyetimi pa lidhje, i pa-inelegjencë e pa pikën e logjikës. Të gjithë e dinë çfarë përfaqëson shamia e kuqe. Si nënkryetare e parlamentit, Arbërie Nagavci e di gjithashtu se ky veprim është edhe ilegal!

Një fjongo e kuqe, me dashuri për vendin. Në kohën e realitetit bardh e zi që po jetojmë, e kuqja jep ngjyra, shpresë e pasion. Edhe në simbolikat që paraqet, e kuqja është e bukur”, ka shkruar ajo

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat